Promovohet libri “Djajtë e qytetit të shenjtë” nga Vasil Klironomi në Sarandë
Në Galerinë e Arteve në Sarandë u zhvillua sot promovimi i librit më të ri të autorit Vasil Klironomi, “Djajtë e qytetit të shenjtë”.
Ky libër përmban 25 tregime të jetuara, të cilat përshkruajnë përvoja dhe ngjarje reale, të përpunuara me stilin e veçantë të autorit.
Vasil Klironomi, i lindur në Sarandë, është një autor i njohur për botimin e pesë vëllimeve me poezi, tre prej të cilave në gjuhën greke dhe dy në gjuhën shqipe. Përveç krijimtarisë së tij, ai njihet edhe për përkthimet e shumta, duke sjellë në gjuhën shqipe vepra të shquara nga literatura greke dhe botërore.
Ndër përkthimet e tij më të njohura janë “Ifigenia” e Janis Ricos dhe “Koha” e Ali Ahmad Sait Esber (Andoni), si dhe vepra të poetëve si Lui Aragon, Sapfo, Odisea Eliti, Harold Pinter dhe Horhe Bukai.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb