Vendosën tabela reklamash në Shëtitore pa paguar në bashki, Policia bashkiake ua dërgon për skrap

Policia Bashkiake e Sarandës njofton se pas kontrolleve të kryera në shëtitoren e Sarandës, ka konstatuar vendosjen e një numri të madh tabelash reklamuese nga subjekte private në gjithë gjatësinë e saj. Këto tabela ishin vendosur pa leje, me qëllim përfitimi, duke zënë hapësirat publike të destinuara për kalimin e këmbësorëve.

 

Në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Shërbimeve të Bashkisë Sarandë, Policia Bashkiake ndërmori masa të menjëhershme për çmontimin dhe heqjen e të gjitha tabelave të paligjshme. Si rezultat, çdo hapësirë publike është liruar dhe është rikthyer për përdorimin e këmbësorëve.

 

Policia Bashkiake e Sarandës i bën thirrje të gjitha subjekteve private që zënia e hapësirave publike mund të bëhet vetëm përmes lejes përkatëse në Bashki, bazuar në rregulloren e hapësirave publike të miratuar nga Këshilli Bashkiak Sarandë.

 

Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të ruajtur rendin dhe pastërtinë e qytetit, duke garantuar një ambient të këndshëm dhe të sigurt për banorët dhe vizitorët e Sarandës.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon