678 gjoba janë vendosur vetëm në 24 orë në të gjithë vendin për mosrespektimin e mbajtjes së maskës edhe në ambientet e jashtme. Policia e Shtetit vijon kontrollet çdo ditë për respektimin e saj, ku nga ora 17:00 të datës 16.10.2020 deri në orën 17:00 të datës 17.10.2020, janë vendosur 678 gjoba me vlerën 3.000 lekë secila.
Gjithashtu janë shoqëruar në komisariat 10 të rinj, të cilët kanë refuzuar të tregojnë mjetin e identifikimit. Pas shoqërimit ata kanë treguar ID e tyre dhe kanë marrë gjobën prej 3000 lekësh secili.
VIDEO
Please follow and like us: