Ballina Lajme Saranda News Aktualitet VIDEO – Aksídent mes 3 automjeteve, gruaja shpëton mrekullisht

VIDEO – Aksídent mes 3 automjeteve, gruaja shpëton mrekullisht

 

Një aksident ka ndodhur në orën 17:00 të pasdites së të hënës në kryqëzimin e lagjes “Gurra” në Lezhë. Përmes pamjeve dallohet se shkak i aksidentit janë bërë gabimet nga të 3 automjetet e përfshira në përplasje. Njëra, ku ndodhet vajza në këmbë ka parkuar gabim, makina që futet në kthesë jashtë rregullave, si edhe makina që vjen dhe godet dy të tjerat është me shpejtësi të lartë.

Nga aksidenti mbetën të lënduar 2 persona të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te këtij aksidenti, nga i cili u bllokua dhe aksi i vjetër rrugor Lezhë-Milot për rreth 60 minuta. saranda news

VIDEO

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial