Disa muaj më parë, pas evidentimit të situatës së ndotjes në grykëderdhjen e Bistricës dhe plazhet e Sarandës, si pasojë e ndotjes në luginat e lumenjve Kalasë dhe Bistricë, Saranda Web organizoi takime informuese dhe sensibilizuese me banorë të këtyre zonave dhe institucionet e njësive vendore.
Pavarësisht se nga ana e kryetares së Bashkisë Delvinë Majlinda Qilimi u theksua se Bashkia Delvinë ka ndërmarrë masa për mbajtjen pastër të mjedisit dhe u morën angazhime për përmirësimin e mëtejshme të gjendjes, nga raportime të banorëve dhe nga një vëzhgim i kryer nga Saranda Web ditët e fundit vihet re se gjendja paraqitet shumë e keqe: me kosha të tejmbushur dhe mbeturina të përhapura rreth koshave si pasojë e mostërheqjes së shpeshtë të mbeturinave, fshatra me mungesë kontenierësh, të cilat mbetjet i hedhin në përrenj, mbeturina këto të cilat me reshjet e shiut do të përfundojnë në grykëderdhjen e Bistricës dhe një pjesë e vogël e tyre do të përhapen në plazhet e Sarandës, ndërsa shumica do depozitohen në fund të detit në Gjirin e Sarandës.
VIDEO