Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë në qytetin e Durrësit pasi shisnin statuja dhe ikona të vjedhura.
Pëllumb Leka dhe Emanuel Çaço u kapën në vendin e quajtur ‘Bishti i Zhurit’ në Rrogozhinë dhe gjatë kontrollit në automjet iu gjetën 13 statuja dhe ikona të madhësive dhe formave të ndryshme të cilat u sekuestruan.
Siç bëhet me dije nga policia, Pëllumb Leka ishte i punësuar pranë parqeve arkeologjike, herë si roje dhe herë si ndihmës.
Ai i siguronte statujat dhe ikonat në qytete të ndryshme si Fieri, Berati apo Gjirokastra dhe më bashkëpunim me Emanuel Çaçon i trafikonin drejt Italisë, Greqisë dhe Malit të Zi kundrejt vlerave nga 10 mijë deri në 20 mijë euro.
Please follow and like us: