Monday, June 8, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Lajme nga Saranda Policia prangos një banor të Sarandës, akuzohet për ndërtim pa leje

Policia prangos një banor të Sarandës, akuzohet për ndërtim pa leje

Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas kishte ndërtuar, pa leje, në lagjen nr. 4, Sarandë, kanë ushtruar kontroll në zonë. Nga kontrollet u konstatua se shtetasi D. L. kishte ndërtuar pa leje, një kat shtesë në një pallat ekzistues, për qëllime përfitimi.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi D. L., 45 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial