Policia Bashkiake Sarandë ka vijuar aksionin e heqjes nga rrugët e Sarandës të automjeteve të braktisura.
Punë e pa ndërprerë në qytetin e Sarandës, duke u përpjekur për të pastruar jo vetëm rrugët por edhe sheshpushimet e lagjeve nga makinat e braktisura që kanë ngelur aty prej vitesh, shkruhet në faqen e Policisë Bashkiake Sarandë.

Në të tjera ndërhyrje të suksesshme, makina të braktisura prej kohësh janë marrë me karoatrec.
Ky nuk është vetëm një veprim për të përmirësuar pamjen e qytetit tonë, por gjithashtu është një hap drejt sigurisë dhe rendit në rrugë dhe lagje, shkruhet në publikim ku janë postuar edhe foto nga automjetet e hequra.
Please follow and like us: