VITI I RI SHKOLLOR, PD SARANDË: KEMI EVIDENTUAR DISA PROBLEME NË SHKOLLA

Viti i Ri shkollorPD Sarandë: Kemi evidentuar disa probleme në shkolla

Deklaratë e Partisë Demokratike Sarandë

Pas disa ditësh fillon viti i ri shkollor 2022-2023.

Së pari urojmë të gjithë nxënësit dhe mësuesit të kenë një vit të mbarë dhe sa më shumë arritje.

Por si e gjen ky fillimviti arsimin në Sarandë?

Megjithëse teknologjia dhe kohët kanë ecur shumë përpara në vendin tonë shkollat hasin një sërë vështirsish.

Problematikat me të cilat hasen shkollat tona janë të ndryshe duke filluar nga disa problem të vogla deri tek ato që janë vërtet shqetësuese.

Një problematikë shqetësuese që prek shumicën e shkollave në vendin tonë është infrastruktura.

Që edukimi të jetë një proces i lehtë dhe funksional duhet që shkolla të ofrojë kushtet e përshtatshme për mësimdhënie për nxënësit e saj.

Ne kemi parë dhe dëgjuar shumë për shkolla që infrastuktura e tyre lë shumë për të dëshiruar duke përmendur këtu dhe shkollën e Konispolit një shkollë me tradita por e lënë në mëshirë të fatit.

Shumë shkolla nuk kanë dyer apo dritare të rregullta që janë baza më elementare për cdo institucion.

Klasat janë në gjendje të mjerueshme dhe higjena është një tjetër problem mjaft serioz dhe shqetësues.

Një tjetër problem shqetësues mendoj që është dhe numri i madh i nxenësve në klasa. Duke qënë se klasat kanë një numër të madh nxënësish mësimi nuk bëhet në parametrat e duhur.

Krijohet më shumë rrëmujë dhe shpërqëndrim tek nxenësit si dhe mësuesi e ka më të vështirë që të mbajë klasën nën kontrroll.

Po kështu shkolla e re Eko Kampusi,e cila ka perfunduar prej vitesh nuk është akoma eficente.

Hapja e saj do pakesonte numrin e madh të nxënëseve nëpër klasa dhe do evitonte mesimin me turne.

Mungesa e laboratorëve dhe palestrës është një tjetër problem i shkollave tona.

Shumë pak shkolla janë të pajisura me laboratorë dhe palestër.

Mungesa e tyre sjell mangësi për zhvillimin e disa lëndëve shkencore si biologji, kimi dhe fizikë.

Duke pajisur shkollat me laboratorët përkatës ofrohet mundesia për një njohje më të afërt me lëndën dhe përvetësimin e lendës duke vënë njohuritë në praktikë.

Mungesa e palestrës në ambientet shkollore është një problem i rëndësishëm.

Cdo shkollë duhet të ketë palestërn e saj për zhvillimin në kushtet e duhura të Edukimit fizik.

Shpesh herë kësaj ore nuk i kushtohet vëmendja dhe rëndësia e duhur duke zbehur edhe tek nxënësit dëshirën për këtë lendë,

pavarsisht faktit se është një lëndë e rëndësishme, për shëndetin tonë fizik dhe vënien në praktikë të aktiviteteve të ndryshme sportive.

Ne arsimin parashkollor,fale punes se palodhur të vetë edukatoreve janë krijuar ambiente mikpritese .

Problematik sivjet ka qënë dhe regjistrimi i fëmijëve në klasat e para dhe ato të dhjeta nëpërmjet e-Albania.

Regjistrimi online ndeshi me shumë probleme dhe shumë nxënës nuk arritën të regjistroheshin në kohën e caktuar.

Nje dimër i vështirë na pret përpara dhe kriza energjitike do ta bëjë akoma më të vështirë mundësinë e ngrohjes në shkolla.

Kjo kërkon angazhimin e menjëhershëm të pushtetit vendor.

Edukimi nuk është një process i lehtë por ne duhet që të gjejmë mënyrat e duhura që ky process të jetë i suksesshëm dhe funksional.

Partia Demokratike përkrah dhe u është mirënjohëse për punën që bëjnë dhe do të bëjnë të gjithë mësuesve të palodhur.

Keni në duar të ardhmen e vendit,qytetarët e ardhshëm të Sarandës.

Jepni më të mirën tuaj!

Suksese!

Please follow and like us:
fb-share-icon