Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin S. I., 34 vjeç, banues në Sarandë.
Ndalimi i tij u krye pasi dyshohet se më datë 15.03.2023, ka vjedhur një laptop, në një lokal në Sarandë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Please follow and like us: