Vodhi një çantë me para dhe sende personale, prangoset 35-vjeçari

Vodhi një çantë me para dhe sende personale, prangoset 35-vjeçari

 

Sarandë, 13 Tetor 2024 – Komisariati i Policisë Sarandë njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. A., 35 vjeç, banues në Sarandë.

 

Sipas Policisë, dyshohet se ky shtetas, më datë 11.10.2024, ka kryer një vjedhje në apartamentin e një shtetaseje, në lagjen nr. 3. Ai ka marrë një çantë me sende personale dhe një shumë parash.

 

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të dërguar çështjen në Prokurorinë e Sarandës.

Please follow and like us:
fb-share-icon