Vodhi një celular dhe disa pije në restorant, arrestohet 34-vjeçari nga Berati

Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi R. P., 34 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur një apart celular dhe disa pije alkoolike, në një restorant në Sarandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon