Vodhi para dhe ushqime në një banesë në Finiq, shpallet në kërkim

Vodhi para dhe ushqime në një banesë në Finiq, shpallet në kërkim 48-vjeçari nga Saranda

 

Policia e Stacionit të Livadhjas ka shpallur në kërkim një 48-vjeçar nga Saranda, i dyshuar për vjedhje në një banesë në fshatin Halo, Finiq.

 

 

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë dhe kanë nisur procedurat për kapjen e shtetasit A. M., 48 vjeç, banues në Sarandë. Ai akuzohet se ka vjedhur një shumë parash dhe disa produkte ushqimore në banesën e një shtetaseje.

 

Policia bën me dije se po vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon