VOTA E DIASPORËS – “Shqipëria Bëhet” dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë draft propozimin (drejtuar 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë) për ushtrimin e të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë me qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Shqipëria Bëhet: Nëse ky propozim nuk merret parasysh do të procedojmë me mbledhjen e 20.000 firmave për ta sjellë si iniciativë qytetare! Në ditët në vijim do të dorëzojmë edhe draft propozimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor që ka në themel hapjen e listave dhe kthimin e Shqipërisë në sistem proporcional kombëtar me lista të hapura si dhe draft propozimin tonë për ligjin “Për referendumet”.
Atë që themi e bëjmë!Ja të shikojmë deputetët tanë çfarë qëndrimi do mbajnë. Nëse nuk pasqyrojnë vullnetin popullor, do përballemi deri sa të shkojmë aty dhe t’i miratojmë vetë, thuhet në reagimin e publikuar nga drejtuesi i saj Adriatik Lapaj.