Vrasja e 40-vjeçarit nga Delvina, identifikohen 4 nga 7 shqiptarët që u përfshinë në konflikt

Janë identifikuar 4 nga 7 shqiptarët që u përfshinë në sherrin masiv një natë më parë në Athinë, ku mbeti i vrarë aksidentalisht 40-vjeçari nga Delvina Pëllumb Islami.

Sipas autoriteteve vendase, të 7 shqiptarët dyshohet se janë arratisur drejt Shqipërisë për t’i shpëtuar arrestimit nga policia. Pavarësisht se nuk janë bërë të ditur emrat, mediat helene kanë publikuar fotot e disa prej personave të shpallur në kërkim.

Në foto Erlis Salaj, kreu i Grupit L.

Sipas medies greke Protothema.gr gjithçka ka nisur kur një grup prej shtatë shqiptarësh kanë mbërritur në lokal dhe kanë nisur të debatojnë pa u ulur. 

Më pas të shtatë dolën në rrugë jashtë lokalit dhe njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dhe plumbi ka kapur shqiptarin i cili ishte një klient i rregullt, por u vra gabimisht sepse nuk kishte lidhje me grupin. Ai ishte ulur për të parë ndeshjen. Për pasojë shqiptari i cili sipas njoftimit të parë nga policia greke nuk kishte lidhje me grupin e bashkëatdhetarëve të tij që u përleshën, mbeti i plagosur. 

Pas plagosjes së shqiptarit grupi prej 7 personash është zhdukur në drejtim të panjohur. Oficerët e policisë që u ndodhën në vendngjarje gjetën 6 gëzhoja një makinë ‘Jeep’ të tipit amerikan që ndoshta i përkiste njerit prej anëtarëvetë grupit shqiptar. Shqiptari i plagosur u dërgua në spital ku ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit pasi kishte humbur shumë gjak.

Please follow and like us:
fb-share-icon