Vrasja e 40 vjecarit Pellumb Islami nga Delvina, prokuroria greke firmos 8 urdhër-arreste

Prokuroria greke firmos 8 urdher arreste per vrasjen e 40 vjecarit Pellumb Islami nga Delvina.

Policia greke ka zbardhur edhe motivet e ngjarjes, ku ka ndryshuar teresisht gjithe dinamika e ngjarjes.

Pas analizes se fakteve, eshte zbuluar se autori i vrasjes se Pellumb Islamit eshte Elis Salaj, 34 vjec nga Fieri, bashkepronar i nje klubi te njohur nate ne rrugen “Liosion” ne Athine. Ne dhjetor 2022 ky shtetas eshte tentuar te vritet me arme zjarri automatike jashte biznesit te tij.

Autorit te ngjarjes i eshte bllokuar arma dhe eshte detyruar te largohet. Elis Salaj, kreu i nje grupi kriminal ne Athine, ka dyshuar se autor i atentatit te deshtuar ndaj tij eshte vellai i shtetasit Pellumb Islami.

Dy te fundit ndodheshin mbremjen e 21 shkurtit ne lokalin ne “Nea Ionia”. Vellai i viktimes ka debatuar me grupin rival dhe te gjitha palet kane dale jashte ku ka pasur shkembim zjarri.

Nga te shtenat me arme ka mbetur i vrare 40 vjecari Islami nga Rusani i Delvines dhe hetimi ka zbuluar se personi qe ka goditur me arme eshte Elis Salaj.

Please follow and like us:
fb-share-icon