Saturday, September 26, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Vrau ish-partneren 25-vjeçare dhe plagosi veten për të sajuar një sulm

Vrau ish-partneren 25-vjeçare dhe plagosi veten për të sajuar një sulm

Vrau ish-partneren 25-vjeçare dhe plagosi veten për të sajuar një sulm

Një 25-vjeçare është vrarë me thikë mbrëmjen e 20 shtatorit në Igumenicë, ndërsa për krimin dyshohet ish-partneri i saj, 27 vjeç. Sipas raportimeve të mediave greke, i riu ka pranuar më pas para policisë se e kishte goditur 25-vjeçaren pas një debati mes tyre.

 

Vrau ish-partneren 25-vjeçare dhe plagosi veten për të sajuar një sulm

 

E reja u gjet e mbuluar me gjak dhe pa ndjenja pranë një kioske në zonën e shtegut të biçikletave në Igumenicë. Ekipi i urgjencës që mbërriti në vendngjarje konstatoi vdekjen e saj. Viktima kishte marrë një goditje të rëndë me thikë në qafë.

 

Ishin ndarë një muaj më parë

Sipas informacioneve të deritanishme, 25-vjeçarja dhe 27-vjeçari kishin qenë në një lidhje, por ishin ndarë rreth një muaj më parë.

Në dëshminë e tij, 27-vjeçari mësohet se ka pretenduar se mes tyre kishte pasur një debat për mosmarrëveshje financiare dhe se gjatë konfliktit e kishte goditur të renë me thikë.

 

Plagosi veten dhe sajoi historinë e sulmit nga katër persona

 

Një nga elementet që po hetohet lidhet me përpjekjen e dyshuar të 27-vjeçarit për të fshehur atë që kishte ndodhur.

Fillimisht, ai u kishte thënë autoriteteve se ndërsa ndodhej me ish-partneren në shtegun e biçikletave, ishin sulmuar nga katër persona të maskuar, të cilët më pas ishin larguar.

 

27-vjeçari u gjet edhe vetë me plagë në gjoks. Sipas informacioneve të raportuara nga mediat greke, plagët dyshohet se ia kishte shkaktuar vetes, ndërsa versioni fillestar për sulmin nga katër persona rezultoi i rremë. Rrethanat krijuan dyshime se vetëplagosja ishte pjesë e përpjekjes për ta paraqitur ngjarjen si një sulm ndaj të dyve.

 

Më pas, sipas raportimeve, 27-vjeçari ndryshoi versionin dhe pranoi se pas debatit kishte goditur me thikë 25-vjeçaren. Ai deklaroi gjithashtu se thikën e kishte hedhur gjatë largimit nga vendi i ngjarjes. Arma e dyshuar e krimit u lokalizua më pas nga policia.

 

Pas vetëplagosjes së dyshuar, 27-vjeçari telefonoi Qendrën Operacionale të Policisë së Thesprotisë. Ai u transportua fillimisht në urgjencën e Igumenicës dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Filiates, ku sipas raportimeve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht motivin dhe dinamikën e vrasjes, si dhe veprimet e 27-vjeçarit pas krimit. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial