Vritet me thikë 40-vjeçarja shqiptare, në kërkim ish-bashkëshorti!

Një 40-vjeçare shqiptare gjetur e vrarë me thikë në Athinë. 40-vjeçarja Enkelejda Danaj është gjetur në rrugë me plagë në bark, ndërsa pranë saj kishte edhe thikën me të cilën është vrarë.

Burimet bëjnë me dije se autor i vrasjes dyshohet se është ish bashkëshorti i saj. Sipas mediave vendase pas vrasjes fshihet një histori dhune në familje, pasi 40-vjeçarja kishte denoncuar 3 herë më parë dhunën nga bashkëshorti. Burri i saj po shqiptar Eduart Danaj është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa mësohet se çifti ishte në proces divorci.

Autoritetet policore janë njoftuar nga një kalimtar i rastit i cili ka parë trupin e gruas të shtrirë në tokë rreth orës 05:00 të mëngjesit të 16 majit. Ai pretendon se ka parë edhe momentin kur gruaja është plagosur dhe pritet të merret në pyetje nga policia për të dhënë më shumë informacione dhe detaje që mund të çojnë në kapjen e autorit. Në vendngjarje ka shkuar një ekip i Departamentit të Vrasjeve dhe po kryhen hetimet, ndërsa po këqyren edhe kamerat e sigurisë në zonë

Please follow and like us:
fb-share-icon