Thursday, April 25, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

WhatsApp njofton ndryshimet dhe risitë e reja. Çfarë do të ndodhë me “online”

WhatsApp ka njoftuar disa të reja, të cilat do të vihen në përdorim së shpejti.

Këto risi përfshijnë mundësinë që ju të fshihni statusin ‘online’, si edhe mundësinë për të dalë nga grupet e WhatsApp pa e vënë re personat e tjerë që janë në grup. Njoftimi për largimin tuaj do t’i shkojë vetëm administratorit të grupit.

Risia tjetër është mundësia për të fshehur informacionin e herës së fundit që kenë qenë online në WhatsApp me disa kontakte specifike. Kjo risi ju lejon që ju të bisedoni në WhatsApp, ndërkohë që dukeni sikur ju jeni jashtë linje.

Ky opsion i ri ju lejon që të vendosni se me cilat prej kontakteve dëshironi të fshihni statusin online dhe me cilët jo. Ju mund t’i ndërroni kur të dëshironi dhe në çdo kohë kontaktet që doni t’iu fshihni statusin online. Saranda News

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial