Xhevdet Kofina, mësuesi që ndërroi jetë me shkumës në dorë
Xhevdet Kofina ka lindur në Fterrë. Pasi kreu disa vjet shkollimi, shkon në Normalen e Elbasanit. Shquhet për zell e zgjuarsi të veçantë, prandaj drejtori Aleksandër Xhuvani në vitin 1926 i propozon Ministrisë së Arsimit që “bursisti nga Kurveleshi Xhevdet Kofina, që ka tregue zotësi të madhe për t’u bamë mësues filloreje e me kohë do të bahet nga ma të mirët, të dërgohet në Austri, në Akademinë Pedagogjike”. Bursa nuk iu dha. Kjo e nxiti Xhevdetin që në Normale të mësonte më shumë dhe u bë jo vetëm mësues filloreje, por edhe ‘profesor”, siç i thërrisnin të gjithë në Vlorë kur jepte mësim në shkollat e mesme të qytetit.
Aktiviteti i “Mësuesit të Popullit” Xhevdet Kofina
Xhevdet Kofina punoi në rrethe e shkolla të ndryshme të vendit, në Përmet, në Ersekë, në Sarandë, në Gjirokastër e më së fundi, pas Çlirimit, për njëzetë vjet me radhë në qytetin e Vlorës, gjer sa ndërroi jetë me shkumës në dorë.
Shquhej për horizont të gjerë shkencor e pedagogjik, ishte i rreptë, i drejtë e kërkues. Nxënësit e donin dhe e respektonin, prindërit e quanin edhe si mësues të tyre. Në Vlorë gëzonte respekt të veçantë dhe këshillat e tij tashmë janë bërë proverbiale.
Patriotizmi ka qenë një nga tiparet e tij themelore. Në Ersekë u vu në ballë të demonstruesve më 1939 kundër pushtimit nga Italia fashiste. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare mbajti qëndrim antifashist.
Xhevdet Kofina u aktivizua gjerësisht në veprimtaritë arsimore që u bënë gjatë Luftës. Ishte anëtar i Komisionit Arsimor për Bregdetin, Kurveleshin e Poshtëm e Rrëzomën, ku bënin pjesë dhe Lame Xhama e Mustafa Luçi. U zgjodh delegat për në Konferencën e Dytë Arsimore për Qarkun e Gjirokastrës, që u mblodh në Lipë të Përmetit në gusht 1944, ku u ngarkua me detyra të rëndësishme për çeljen e shkollave në Kurvelesh.
Pas Çlirimit te Atdheut u emërua mesues ne qytetin e Vlores. Ne Vlore punoi ne shkollat e mesme deri sa nderroi jete me shkumes ne dore. Shkelqeu kur dha letersi ne gjimnazin “Ali Demi”, veçanerisht kur trajtonte figuren e Faik Konices. Ky rast u be shkak per ta ulur ne shkollen 7-vjeçare. Por shpejt per pergatitjen e tij te gjithaneshme, per nivelin e larte profesional e çuan ne shkollen Tregetare dhe ne gjimnazin “Ali Demi”. Kur ne Vlore u hap shkolla e mesme pedagogjike “Jani Minga” Xhevdetin e vune ne krye te listes per te dhene Matematiken Racionale. Tashme Vlora i therrisnin “Profesor”. Fuqite mendore dhe fizike, zemren e tij i vuri ne sherbim te nxenesve, madje dhe te atyre qe vazhdonin pedagogjiken me korespondence.
Nxënësit e dashuronin mësuesin e tyre, Xhevdet Kofinën
Nxenesit e donin dhe e dashuronin me gjithe shpirt, se keshtu i dashuronte dhe ai ata. Po te ngelej nxenesi ne ndonje lende apo ne klase, profesor Xhevdet Kofina, siç e thirri Vlora, bente njeren. Fajin nuk e ka nxenesi, kembengulte ai, por mesuesi. Sipas tij lenia e nxenesit ne klase eshte paaftesi e mesuesit, eshte pasoje e stilit dhe metodes se mesuesit ne procesin mesimor-edukativ. Jeten e tij e shkriu per nxenesit.
Ishte 30 qershor 1965. Bente konsultime me nxenesit maturante te shkolles pedagogjike ne lenden e Matematikes Racionale. Ishte dhe vape, por profesori vazhdonte konsultimet. Ne syte e tij u ndje lodhje. Lodhja po e kapiste. Nxenesit i thane ta nderpriste, se tashme kaloi dreka. Por profesori nuk donte ta leshonte shkumesin nga dora…U be heshtje. Dhe nxesnesit degjuan fjalet e profesor Kofines: -E nderpresim…, per mbasdite…ë !, Ne oren 17.00,…Dhe u nis per ne shtepi, qe e kishte fare prane shkolles. Ndjeu dhembje ne tru. Sa vajti ne shtepi, hemoragjia cerebrale beri gjemen.
Profesor Kofinen e qau dhe e percolli per ne banesen e perjeteshme nje Vlore e tere.
Pas titullit ‘Mësues i Merituar”, më 1993 Xhevdet Kofina nderohet edhe me titullin “Mësues i Popullit” për kontribut të shquar në fushën e mësimdhënies dhe në edukimin e rinisë me frymë demokratike.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
Linktree sarandaweb
in sarandaweb