Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka udhëtuar drejt Sarandës me një grup personash, të cilët sëbashku kanë pastruar mbeturinat në bregdet.
Kim ka folur me superlativa për Sarandën duke u shprehur se ndjen kënaqësi sa herë që rikthehet në këtë qytet.
E pyetur nga gazetarët se nëse qytetarët duhet të udhëhiqen nga këta persona që sot janë në politikë, Yuri Kim tha se gjithsecili duhet të mbajë përgjegjësi për zgjedhjet e veta. Sipas saj është e drejtë që qytetarët të mbajnë llogaridhënës personat që zgjedhin vetë.
“Mendoj se gjithsecili ka një rol për të luajtur dhe të gjithë kanë një përgjegjësi dhe ata e dinë se cila është përgjegjësia e tyre,
Të gjithë ka një përgjegjësi dhe ata e dinë cila është përgjegjësia e tyre. Është e drejtë që qytetarët të mbajnë llogaridhënës personat që zgjedhin. Është e rëndësishme që qeveria të jetë transparente dhe të tregojë çfarë është duke bërë”, deklaroi Yuri Kim.
Së bashku me një grup të rinjsh nga shoqëria civile, ambasadorja mori pjesë në pastrimin e detit.
Yuri Kim u shpreh se një qytet i pastër është një gjë e zgjuar pasi e bën atë më të vizitueshëm.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim mbështet aksionin e "Nismës së Luleve" për pastrimin e detit.Yuri Kim: Është e drejtë e qytetarëve të kërkojnë llogari nga ata që zgjedhin!
Gepostet von Saranda Web am Donnerstag, 17. September 2020