Zbardhet ngjarja në Dropull, autor i vr,asjes së 2 të moshuarve bashkëfshatari i tyre

Policia ka dhënë detaje për vrasjen e çiftit të moshuar Kosta e Kleoniqi Ilia, 80 e 84 vjeç në Dropull. Në pranga ka rënë bashkëfshatari Thoma Mastora, 69 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera u arrit në konkluzionin se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse. Nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua dhe një vlerë rreth 5 mln lekë të reja që çifti kishte në banesë. U shoqëruan 35 persona, u kryen kontrolle, u bë eksperiment hetimor, Nga hetimet intensive u arrit të sqarohet motivi i ngjarjes dhe të dokumentimit autori i ngjarjes së rëndë,. Autori i këtij krimi dyshohet të jetë Thoma Mastora 69-vjeç banues po në këtë fshat. Ndalimi i tij u bë për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese.

Konflikti është për motive të dobëta dhe mosmarrëveshje të mëprashme. Është për shkaqe të dobëta dhe konflikt i çastit. Janë sekuestruar prova dhe mjeti me të cilin dyshohet se është kryer krimi dhe është dërguar për ekzaminim.

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, Policia ka zbardhur ngjarjen. Burime për gazetarin e Report Tv, Piro Nase bëjnë me dije se blutë e Gjirokastrës kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e vrasjes së Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 80 dhe 84 vjeç.

Burime bëjnë me dije se autori ka pirë kafe me çiftin dhe më pas i ka vrarë. Çifti i të moshuarve u gjet në banesë me shenja dhune.

Në banesë, policia tha se çiftit i është gjetur 5 mln lekë. 

Please follow and like us:
fb-share-icon