Mesditën e sotme do të kalojë për votim në Këshillin Bashkiak Sarandë projekt-vendimi për dhënien me qira të një toke prej 60 hektarë në zonën e Heremecit, për të cilën banorët e Nivicës zotërojnë dokumentacion mbi pronësinë.
Pavarësisht se në 2 ditët e dëgjesës publike ndërtimi i parkut fotovoltaik u kundërshtu, ky projekt vendim i inicuar pas interesimit të kompanisë “PARK SOL ENERGY” ka kaluar për diskutim dhe miratim në Këshill.
Banorët e Nivicës kanë denoncuar se ndaj këshilltarëve po ushtrohet presion për të votuar këtë projekt-vendim, pavarësisht se prona në të cilën kërkohet ndërtimi i Parkut është e bllokuar nën sekuestro.
Saranda Web ka mësuar se edhe kërkesa e Avokaturës së Shtetit në Gjykatën e Sarandës për heqjen e sekuestros javën e kaluar është rrëzuar nga kjo Gjykatë.