Zbulohet në Ksamil një tokë e rrethuar me rrjetë dhe hekura, Policia: S’ka më zaptime

 

Zbulohet në Ksamil një tokë e rrethuar me rrjetë dhe hekura, Policia: S’ka më zaptime

 

Shërbimet e Policisë Bashkiake të Sarandës njoftojnë se gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Ksamil, kanë zbuluar një tokë të rrethuar në mënyrë të paligjshme me rrjetë dhe hekura. Kjo sipërfaqe e konsiderueshme ishte mbushur me baza dheu, duke zënë hapësirën publike dhe duke shkelur ligjin.

 

Autoritetet reaguan menjëherë duke marrë masat për prishjen e rrethimit dhe rikthimin e normalitetit në zonën e prekur. Kjo ndërhyrje ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe ruajtjen e hapësirave të përbashkëta në Ksamil.

 

Policia Bashkiake në njoftimin e saj premton se në të ardhmen nuk do të ketë zaptime të tilla.

Please follow and like us:
fb-share-icon