Zbulohet nga arkeologu Halil Shabani rruga e kalldrëmtë në grykën e Bogazit – VIDEO

Zbulohet nga arkeologu Halil Shabani rruga e kalldrëmtë në grykën e Bogazit – VIDEO

Një segment rruge me kalldrëm është zbuluar nga arkeologu Halil Shabani, i cili thotë se i përket periudhës antike dhe Mesjetës. Ajo ndodhet në fshatin ShkallëBashkisë së Konispolit, pikërisht në vendin ku mbaron Gryka e Bogazit.

“Ka tregues ineresant, është një rrugë e kalldrëmtë gati 100 metra. Pjesa më e madhe e saj është e ruajtur mirë për shkak të terrenit malor dhe larg qendrës së banimit. Ka qenë përdorur për kalimin e karvanëve”, tha Halil Shabani, arkeolog.

Gjerësia e kalldrëmit dhe pozicioni gjeografik buzë lumit Pavla, në Grykën e Bogazit të bën të mendosh se rruga ka shërbyer për të lidhur qytetet antike Foinike, Çukën e Ajtojt dhe Nikopolin më në jug.

Autorët të lashtë grekë e romakë kanë përshkuar këtë lidhje tregtie të qyteteve antike. Kjo rrugë i përket kohës së Mesjetës… Por mund ti përkasë dhe asaj Antike”, tha Halil Shabani, arkeolog.

Kjo rrugë ende nuk ekziston në arkivin e arkeologjisë shqiptare. Ndaj Shabani kërkon që institucionet të nisin studimet për përcaktimin e saktë të periudhës kohore.

Qyteti antik i Çukës së Ajtoit

Kodra mbi të cilën ndodhen rrënojat e Kalasë ndodhet 8 km në perëndim të Konispolit mbi fshatin Çiflik. Ajo ka formën e një koni me majë të hollë dhe është 350 m mbi nivelin e detit. Çuka e Ajtoit u vizitua për herë të parë nga misioni arkeologjik Italian gjatë fushatave të gërmimeve në Butrint. Gërmimet e para u kryen në vitin 1936, në fillim nga Ugolini dhe më vonë nga Markoni.
Dokumentacioni mbi rezultatet e germimeve humbi në një katastrofë ajrore. Është qendra e dytë e rëndësishme në këtë pellg. Ajo ngrihet në skajin juglindor të krahinës, në krahun e majtë të rrjedhjës së lumit Pavlla.
Në anën veriore ajo ka një rënie të theksuar shkëmbore, ndërsa në anën jugperëndimore zbresin tarraca të përshtatshme për banim.

Please follow and like us:
fb-share-icon