Zbulohet rast zaptimi i truallit në Ksamil, Policia Bashkiake mbledh rrjetën

Zbulohet rast zaptimi i truallit në Ksamil, Policia Bashkiake mbledh rrjetën

Zbulohet rast zaptimi i truallit në Ksamil, Policia Bashkiake mbledh rrjetën

 

Shërbimet e Policisë Bashkiake Sarandë, gjatë kontrolleve rutinë në territorin e Njësisë Administrative Ksamil, kanë konstatuar një rast zaptimi të hapësirës publike.

 

 

Sipas njoftimit zyrtar, është evidentuar një sipërfaqe toke e rrethuar në mënyrë të paligjshme me rrjetë metalike dhe struktura hekuri, në një zonë me interes publik.

 

Menjëherë janë marrë masat për prishjen e rrethimit dhe rikthimin e truallit në gjendjen e mëparshme, duke garantuar funksionimin e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e hapësirave publike.

 

Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet në terren do të vijojnë dhe do të ketë zero tolerancë ndaj çdo shkeljeje të kësaj natyre. 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon