SARANDA NEWS

spot_img

ZELENSKY: NDALONI TURISTËT RUS, NDONJËRI NGA ATA MUND TË JETË AUTOR I MASAKRAVE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen.

“Ata duan të ringjallin tiranin në nivelet më këqija. I jam mirënjohës kombit që po e luftojmë këtë tirani. Mbështetja në kohë të vështira për ne më bën të kujtoj Nënë Terezën, shqiptaren që u kthye në simbolin e humanizmit në të gjithë botën, Ajo mësoi se humanizmi mund të mposhtë të keqen. Besoj se duke punuar bashkë me të gjithë europianët, ne do jemi në gjendje të ndalojmë këtë luftë dhe të jemi në gjendje të mbrojmë Europën në të ardhmen.

Paketa e 6 e sanksioneve po diskutohet, por duket se nuk përfshinë embargon e naftës. Bankat ruse duhet të përjashtohen plotësisht nga sistemi bankar, sado e vështirë të jetë.

Nëse nuk bëhet sot, nesër Rusia do ta përdorë për të goditur financiarisht vendet tuaja në të ardhmen.

Duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë pasi ju nuk e dini se cilët do të vijnë, ndonjëri nga ata mund të jetë autor i masakrës në Bucha”, tha ai.

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial