SARANDA NEWS

spot_img

Zëvendës Presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho uron nga Saranda besimtarët ortodoksë

Zëvendës Presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho uron nga Saranda besimtarët ortodoksë dhe mbarë shqiptarët Jemi këtu në kishën e Shen Harallambit në qytetin e bukur të Sarandës për të uruar të gjithë besimtarët ortodoksë: GëzuarPashkët! Në këtë ditë të shenjtë, ju uroj të gjithëve mbarësi e begati.

Mesazhi që sjellin Pashkët, se nuk ka gjë më të rëndësishmenë botë se sa dashuria për jetën, dashuria për njerëzit, na kujton edhe njëherë se të gjithë bashkë mund t’ia dalim të përballemi me sfidat dhe vështirësi, duke e bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë.   Kjo e diel e shenjtë është një moment reflektimi, një mundësi që secili prej nesh të përmbushë detyrat e përgjegjësitë e veta, ndaj Zotit e ndaj njëri-tjetrit.

Dua t’i ftoj sot në këtë reflektim jo vetëm besimtarët ortodoksë, por të gjithë shqiptarët. Shqipëria ka qenë gjithmonë shembull i shkelqyer i bashkëjetesës fetare, dhe festa e njërit prej komuniteteve fetare është festa e të gjithëve. Kjo tolerancë dhe bashkejetesë paqësore duhet të jetë modeli që na udhëheq në rrugën për ta bërë Shqipërinë vendin e mundesive te të gjithëve, jo vetëm të disave.   3-Le të na shërbejnë këto Pashkë si mundësi për t’u afruar më shumë drejt njëri-tjetrit, për më shumë vëmendje ndaj shtresave në nevojë, të pamundurve e të sëmurëve, fëmijëve e të moshuarve.   Le ta dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin , te kujdesemi me shume per njeri -tjetrin dhe t’u japim më shumë zë shqetësimeve të atyre që kanë më shumë nevoja. Uroj qe mbarësia ,begatia dhe lumturia të mbizotërojë në familjet e të gjithëve ne!

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial