Bashkia Sarandë ka zhvilluar tenderin për “Riveshje e pjeseve te demtuara te shtresave asfaltike ne rruget e Sarandes” me një fond limit prej 87 milionë lekë të vjetra .
Në tender kanë marrë pjesë 4 kompanitë: 1. “JODY-KOMPANY ”SH.P.K, 2. ”MANE/S ”SHPK, 3. ”SARK ”SHPK dhe 4. ”ARTI”SHPK, ku 2 prej kompanive janë skualifikuar me arsyetimin se “Nuk permbush kriteret e DST-ve“.
Fitues i tenderit është shpallur kompania “ARTI shpk” me ofertën prej afërsisht 81 milionë lekë të vjetra.
Sipas dokumentacionit të tenderit, kontrata është lidhur më 16 Prill 2024 dhe punimet duhet të përfundojnë brenda 30 ditësh.
Please follow and like us: