
Zhduket një 21-vjeçare në Sarandë, familjarët denoncojnë në Polici
Një 21-vjeçare me banim në Sarandë rezulton e zhdukur prej dy ditësh, duke shkaktuar shqetësim të madh tek familjarët e saj.
Sipas informacioneve zyrtare, denoncimi është bërë nga e afërmja e të resë, e cila iu drejtua policisë së Fierit për të raportuar humbjen e kontakteve. Menjëherë pas denoncimit, forcat e rendit kanë nisur kërkimet për gjetjen e 21-vjeçares.
Në njoftimin e policisë thuhet:
“Dje, kallëzoi shtetasja T. M., 38 vjeçe, se ka humbur kontaktet që prej datës 20.09.2025, me mbesën e saj, shtetasen M. F., 21 vjeçe, banuese në Sarandë. Punohet për gjetjen e 21-vjeçares, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.”
Aktualisht, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb