Policia e Sarandës vazhdon në mënyrë intensive mbledhjen e provave që mund të cojnë në zbardhjen e zhdukjes misterioze të dy 46 vjecarëve në Sarandë.
Mesohet se në keto momente janë shoqeruar disa persona, kryesisht lidhje të Leonard Thodhorit, të cilet pritet të japin deshmi lidhur me zhdukjen e tij.
Familjarë të tij konfirmojnë gjithashtu miqësinë e tij me të zhdukurin tjetër, Fatmir Sulovari. Sic bëhet me dije, ky i fundit rezulton pronar i një Bar-Restoranti në Ksamil të quajtur “Eldorado”, nderkohë që dyshohet se në maj 2020 është plagosur me thike në një konflikt.
Nuk përjashtohet mundesia që zhdukja e tyre të ketë prapavije kriminale. Të dy personat janë zhdukur përpara 6 ditësh.