Sipas iniciatives te kreut te Qarkut Ervis Moçka, ku mbledhjet e qarkut do te zhvillohen ne cdo bashki me qellim promovimin e kultures, historise dhe zakoneve por dhe per te qene sa me afer nevojave te banoreve te ketyre zonave, pas mbledhjes se kaluar qe u zhvillua ne Konispol, mbledhja e fundvitit u zhvillua sot ne sallen e mbledhjeve Livadhja te Bashkise Finiq.
Në Rendin e Dites me 9 pika, pikat me te rendesishme veçohen:
•Projekt/Vendimi “Për miratimin e buxhetit të Këshillit të Qarkut Vlorë për vitin 2023“.
– Ne buxhetin e vitit 2023 nje vemendje te veçante do te kene investimet ne Bashkite e qarkut ku vlen te theksohet:
- Likuidimi perfundimtar i financimit te asfaltimit te rruges Haliqe- Markat ne bashkine Konispol;
- Bashkia Finiq, rikonstruksion-bashkëfinancim, rruga Vargalat-Karroq-Pika kufitare Rips.
- Rikonstruksion Kopësht ( Stavri Bombaj) Bashkia Selenicë
- Rikonstruksion i fasades se pallatit Nr.4/18 dhe sistemimi i oborrit- Bashkia Delvinë
-Nje ze te veçante ne buxhet zene dhe financimi i aktiviteteve kulturore, ku zerin kryesor e merr organizimi dhe pjesmarrja ne Festivalin Folklorik te Gjirokastres, por dhe disa bashkefinancime si Festa e Mandarines ne Konispol si dhe festa tradicionale ne Delvine me qellim promovimin e folklorit dhe kultures.
Nderkohe qe do te vazhdoje te financohet projekti nderkufitar “Waste React”, ku pas pajisjes vitin e kaluar me kazanet e mbaturinave per Bashkite Delvin, Konispol dhe Finiq, kete vit pritet te financohet blerja e 3 makinave per mbledhjen e mbetjeve te ngurta.
Ndër Projekt vendime te tjera ishin:
-P/V “Për miratimin e struktures organizative klasifikimin dhe shtesën e nivelit të pagave të punonjësve të administratës të KQ
-P/V“Për miratimin e kalendarit të programit buxhetor afatmesëm 2024-2026 dhe buxhetit vjetor 2023″.
-Për miratimin e P/V“Për miratimin e dokumentit Përfundimtar të Programit Afatmesëm(PBA) 2023-2025 për Këshillin e Qarkut“.
– P/V‘‘Per dhënien e titullit vendor “Nderi i Qarkut Vlore“, Hiresisë së Tij Baba Edmond Brahimaj“. (Kryegjyshi boteror i bektashinjve).