Me hidhërim të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Nënë Zylkade Myrtaj, e cila u largua nga kjo botë në moshën 86-vjeçare.
E njohur për dashurinë e saj ndaj familjes dhe komunitetit, Nënë Zylkade ka qenë një figurë e respektuar dhe shembull për të gjithë ata që e rrethonin. Me përkushtimin dhe urtësinë e saj, ajo do të mbetet në kujtesën e shumë njerëzve si një nënë fisnike dhe e papërtuar.
Familja Myrtaj po kalon momente të vështira dhe pranimi i këtij lajmi të trishtë është i rëndë për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe ta duan Zylkaden.
Saranda Web i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Myrtaj dhe të afërmve për humbjen e pazëvendësueshme. U prehtë në paqe!