Zjarr në fshatin Kalasë të Delvinës, flakët pranë banesave – VIDEO

Zjarr në fshatin Kalasë të Delvinës, flakët pranë banesave – banorët dhe zjarrfikësit në përpjekje për shuarjen

 

Një zjarr është aktivizuar mesditën e sotme në fshatin Kalasë të bashkisë Delvinë, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe ndodhen shumë pranë banesave, duke rrezikuar pronat dhe jetën e banorëve.

 

 

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat, së bashku me banorët, po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.

 

 

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa situata mbetet e tensionuar për shkak të afërsisë me zonat e banuara.

Saranda Web do të vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do të raportojë për çdo informacion të ri.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon