Kuzhina e një banese është përfshirë nga flakët në lagjën nr.4, në zonën e quajtur ish-burgu në Sarandë.
Nga ndërhyrja në kohë e sherbimit zjarrfikës u bë e mundur shuarja e zjarrit ndërsa raportohet për dëme materiale në kuzhinë, ndërkohë që zjarri është penguar të hyjë në dhomat e tjera.

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga aspiratori i sobës së gatimit.
Familja që jetonte në këtë banesë ishin vendosur aty me qira.
Please follow and like us: