Zjarri në Parkun Arkeologjik Finiq, digjet qyteti qyteti antik i Finiqit

Zjarri në Parkun Arkeologjik të Finiqit: Digjet qyteti antik, por monumentet mbeten të paprekura

 

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Parkun Arkeologjik të Finiqit, duke rrethuar qytetin antik të Finiqit, një ndër zonat më të rëndësishme arkeologjike në jug të Shqipërisë. Pavarësisht nga flakët e ashpra që kanë përfshirë parkun, monumentet historike të këtij siti arkeologjik mbeten të paprekura.

Fatmirësisht, këto monumente kanë shpëtuar falë punës së bërë më parë për pastrimin e zonës nga vegjetacioni, duke parandaluar kështu avancimin e zjarrit dhe rrezikun e dëmtimit të tyre. Kjo ndërhyrje parandaloi që flakët të përhapeshin në drejtim të monumenteve dhe të shkaktonin dëme të pariparueshme.

 

 

Monumentet e rrethuara nga zjarri në Parkun Arkeologjik të Finiqit:

 

  1. Zona publike e periudhës romake;
  2. Teatri Antik;
  3. Banesa me 2 peristile;
  4. Termat Romake;
  5. Muri fortifikues, ose i njohur si “Dafina e Ugolinit”;
  6. Kisha Mesjetare;
  7. Bastioni i madh;
  8. Bazilika Paleokristiane.

Edhe biletaria e Parkut Arkeologjik të Finiqit, një pikë kyçe për vizitorët, ka mbetur e paprekur nga flakët.

Një tjetër faktor që ka ndihmuar në mbrojtjen e monumenteve nga zjarri është prezenca e itinerareve të pastra brenda parkut, ku nuk ka pasur vegjetacion që do të ndihmonte në përhapjen e flakëve. Kjo ka qenë një masë parandalimi jetike për ruajtjen e kësaj pasurie kombëtare.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon