Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.
Mësohet se një 10-vjeçar polak ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli te Shkëmbi i Kavajës.
I mituri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak.
Rreth orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli, një 10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Please follow and like us: