Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës të së dielës, ku një 51-vjeçar shqiptar pasi ka dhunuar gruan e tij 40-vjeçare e tij e ka goditur me thikë, e cila ndërroi jetën në spital.
51-vjeçar shqiptar, i cili është në kërkim nga Policia greke, pas një zënke, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij , dhe pas kësaj ka ndërmarrë dhe aktin e rëndë kriminal duke e goditur disa herë më thikë në gjoks dhe në qafë.
Ajo u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Çifti ka tre fëmijë, dy të mitur, dhe një djalë të rritur që jeton jashtë Zakynthos. Policia po vijon punën për kapjen e autorit 51-vjeçar. Saranda News
Please follow and like us: