Kjo është prona që është bërë “mollë sherri” mes biznesmenit Niko Goro dhe Kliti Lekës. Kjo pronë u bë shkak për ekzekutimin e biznesmenit nga 53-vjeçari nga Tirana.
Report Tv ka zbardhur dëshminë e autorit, Kliti Leka, i cili mëngjesin e sotëm ka ekzekutuar bizmesmenin Niko Goro.
“I kam dhënë tokën nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time”, mësohet të ketë thënë Leka para uniformave blu. Leka është banues në Tiranë, por është nip i një prej pronarëve të tokës dhe për këtë tokë pretendon se e ka të trashëguar.
Autori Kliti Leka ka dalë nga një furgon dhe e kanë qëlluar për vdekje biznesmenin Niko Goro. Ky i fundit ka qenë te supermarketi në pronësi të motrës e tij, ku edhe kjo e fundit ka marrë plagë.