356 qytetarë janë kapur në rrugët e qytetit që nuk kanë mbajtur maskën, e cila është një detyrim, e për pasojë janë ndëshkuar. Ato janë gjobitur me gjobë në shifrën e 3 mijë lekëve, për shkelje të këtij rregulli, ku në rast të përsëritjes do të gjobiten me 5 mijë lekë.
Kjo gjobë u është do i vijë në faturën e dritave. Ndërkohë, edhe gjatë 24 orëve të fundit nuk kanë munguar qytetarët të cilët kanë refuzuar që t’i japin gjeneralitetet policisë. Nisur nga kjo, ato janë shoqëruar në Komisariat dhe më pas janë lënë të lirë.
Sipas Policisë, qytetarët sot ishin më të ndërgjegjshëm për vendosjen e maskës pasi shumica e tyre kishin respektuar vendimin e detyrueshëm.
VIDEO