Pas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila njoftonte se një 61-vjeçar nga Ksamili kishte humbur jetën ditën e sotme nga Covid-19, ka ardhir edhe reagimi i miqve të 61-vjeçarit nga Ksamili.
Miq të 61-vjeçarit nga Ksamili shprehen për Saranda Web se ai vuante nga diabeti dhe se ai vetëm ditën e djeshme është transportuar drejt spitalit për shqetësimet nga diabeti, pasi kryente cdo ditë insulina.
Ndërkohë mbetet akoma e paqartë nëse Ministria ka shpallur të infektuar me Covid edhe familjarët e 61-vjeçarit, të cilët kanë patur kontakte të afërta dhe të vazhdueshme me të ndjerin. /Saranda Web
Please follow and like us: