Rama ka një mesazh për ata që thonë se virusi nuk ekziston: S’jeni fare në terezi nga respiratori i kokës…

Kryeministri Edi Rama e pati një përgjigjie edhe për ata që thonë se virusi nuk ekziston. Kryeministri mori si shembull respiratorin dhe tha se ata që nuk besojnë tek virusi, atëherë nuk iu “punon” inceneratori i kokës”.

“Ne e dimë, s’jemi SHBA, Angli, Franca apo vendet e tjera, por i dimë dobësitë tona. Si mund të diskutojmë neve sot maskën? Të thuash që s’ekziston do të thotë që s’je fare në terezi nga respiratori i kokës. Do të thotë që koka nuk e furnizon gojën me elementët që i duhen për të qenë burim marrëzie.”-tha Rama. 

Kryeministri Edi Ramaparalajmëroi sot nga ceremonia e dhurimit të 60 respiratorëve të rinj nga NATO, pronarët e lokaleve, se në rast se nuk do të respektojnë protokollin dhe distancën e tavolinave, atëherë kontrollin do e marrë Policia e Shtetit.

Please follow and like us:
fb-share-icon