Parandalohet një vrasje në familje në Berat. Policia njofton se një 35-vjeçar me inicialet K.S, ka tentuar të vrasë kushëririn e tij, 51-vjeçarin Sh.S. Efektivët e qytetit i kanë sekuestruar armën tip kallashnikov me 16 fishekë, ndërsa mësohet se sherri ka nisur për motive banale.
I riu është arrestuar dhe dosja i ka kaluar Prokurorisë së rrethit.
Njoftimi i policisë:
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Berat. Tentoi të vriste me armë zjarri kushëririn e tij, pas një konflikti të çastit në banesë, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi ngjarjen. Policia arrestoi në flagrancë autorin e ngjarjes. Gjithashtu, shërbimet e Policisë sekuestruan armën e zjarrit tip kallashnikov me 16 fishekë në krehër.
Policia e Beratit, sapo ka marrë njoftim se në fshatin Karkanjoz, Berat, po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në adresën e dhënë. Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi K. S., 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sh. S., 51 vjeç, banues në Karkanjoz, Berat.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën e autorit dhe falë ndërhyrjeve të shpejta e kanë kapur dhe arrestuar atë në flagrancë.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov me 16 fishekë në krehër. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.