COVID-19/ Ndërron jetë në spital 40-vjeçarja nga Lazarati

Një tjetër viktimë është shënuar paraditen e sotme nga pandemia, ku një 40-vjeçare nga Lazarati ka ndërruar jetë në spital.

40-vjeçarja e infektuar me COVID-19 ishte e shtruar prej disa ditësh në spital pasi gjendja e saj ishte rënduar, ndërkohë ende nuk dihet nëse ka pasur sëmundje bashkëqëruese.

Qarku i Gjirokastrës sipas Ministrisë së Shëndetësisë është zonë e kuqe për sa i përket vatrave të infeksionit, ku raportohet të jenë 266 raste aktive.

Please follow and like us:
fb-share-icon