Dy automjete janë shkrumbuar gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:37, në lagjen Pavarësia. Burime zyrtare bënë me dije se makinat, totalisht të shkrumbuara janë në pronësi të shtetaseve me inicialet K. P., dhe E. P., banuese në Vlorë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 03.01.2021, rreth orës 00:37, në lagjen Pavarsia, Vlorë, janë djegur pjesërisht dy automjete, në pronësi të shtetaseve K. P., dhe E. P., banuese në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.
Please follow and like us: