SHKARKOHEN KRYETARËT E PS-SË NË SARANDË DHE DELVINË, VENDIMI MIRATOHET TË SHTUNËN

Vetëm dy ditë nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, newsbomb.al mëson disa prej pikave kryesore të rendit të ditës. Një ndër pikat kryesore të cilat do trajtohen edhe ne Kongresin e datës 9 prill është dhe projekt-vendimi i shkarkimit të të gjithë kryetarëve të Partisë Socialiste në të gjitha bashkitë e vendit. Sipas këtij projekt vendimi, hapet rruga për riorganizimin e partisë dhe përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve vendore të vitit 2023.

  • Mbështetur në nenin 32 të Statutit të Partisë;
  • Për të përmirësuar dhe për të bërë më efektiv drejtimin e strukturave të partisë në nivel vendor;
  • Për t’i hapur rrugë implementimit të ndryshimeve në organizimin e strukturës së drejtimit në nivel bashkie, sipas kërkesave të parashikuara në nenet 26 dhe 27 të Statutit që miratoi ky Kongres;
  • Për të përmbyllur gjithë procesin zgjedhor në strukturat vendore të partisë dhe për të përsosur veprimin organizativ, politik dhe elektoral të tyre;
  • Me propozim të Kryesisë së Partisë dhe të Asamblesë Kombëtare, Kongresi i Partisë;

V E N D O S I:

1. Të ndërpresë mandatin 4 vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë të bashkive;

2. Zgjedhja e drejtuesve të rinj të partisë në bashki të bëhet në përputhje me kërkesat e neneve 26 dhe 27 të Statutit dhe të Librit të Rregullave të Partisë;

3. Brenda datës 30.04.2022, Asambleja Kombëtare e Partisë të miratojë rregullat, procedurat, kriteret për organizimin e  procesit të zgjedhjes për strukturat vendore të partisë si pjesë e Librit të Rregullave me ndryshimet e reja në Statut;

4. Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022;

5. Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj;

6. Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati ekzekutiv për zbatimin  e këtij vendimi. sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon