E goditi vëllain në Natën e Kadrit! detaje nga plagosja, zhurma shqetësoi të riun

Plagosja mes dy vëllezërve në Durrës ndodhi për shkak të zhurmës. Egzon Oruçi u konfliktua më vëllanë, 27-vjeçarin Benard Oruçi dhe më pas e ka goditur me mjetin prerës.

Vëllai që mbeti i plagosur do të agjëronte dhe u çua herët në mëngjes, një ditë më parë, për të ngrënë syfyr dhe bërë lutjet e rastit për ditën e madhe për besimtarët myslimanë.

Zhurmat i kanë prishur gjumin vëllait të vogël 20-vjeçar, që në acarim e sipër e ka goditur me thikë brenda shtëpisë 27-vjeçarin.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në lagjen 13 të qytetit bregdetar, në zonën e Plazhit.

 

 

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon