Premtimi mbahet dhe dorëzohet’. Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca në një postim në faqen e tij zyrtare në Tëitter njofton se Këshilli i Europës ka ndryshuar buxhetin e vitit 2020 me objektiv mbështetjen për vendet që kanë nevojë urgjente.
Kjo, thotë Soreca përfshin edhe 100 mln eurot që u premtuan në Konferencën e Donatorëve në 17 shkurt për rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit që humbën jetën 51 persona. “Sot Këshilli i Europës ka ndryshuar buxhetin e vitit 2020 për të ofruar mbështetje shtesë urgjentisht aty ky është e nevojshme.
Kjo përfshin edhe 100 mln eurot e premtuara nga Komisioni Europian në shkurt për të mbështetur rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri. Premtimi mbahet dhe dorëzohet! Bashkimi Europian qëndron pranë Shqipërisë” tha ai. Pak kohë më parë BE-ja dorëzoi pjesën e parë të ndihmës për tërmetin prej 15 mln euro. Ndihma e KE në total për Shqipërinë ishte 115 mln euro.