Klodi Hasimllari, i cili gjeti sot në banesë foshnjën e pajetë në një valixhe në banesën e tij, ka deklaruar se ai nuk e dinte se bashkëshortja, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, ishte shtatzënë. Ai ka deklaruar se kishte vetëm 1 muaj që ishte kthyer nga Greqia, ku kishte ndenjur 6 muaj, duke pretenduar se fëmija nuk është i tij. Ai pretendon po ashtu se gruaja e tij ka kryer abort në shtëpi.
“Ndenja 5 muaj në Greqi, kam 1 muaj që jam kthyer. Dyshimet janë që ka abortuar para një muaji, pak para se të vija unë. Jetonte vetëm me djalin”, tregon ai.
Please follow and like us: