Ballina Lajme Saranda News Të shtëna në plazh, turisti norvegjez: Të gjitha ia futën vrapit!

Të shtëna në plazh, turisti norvegjez: Të gjitha ia futën vrapit!

Një turist norvegjez, dëshmitar në të shtënat me armë në Radhimë, thotë se në momentin që janë dëgjuar të shtënat të gjithë ikën me vrap.

“Dëgjuam të shtënat dhe të gjithë ia futën vrapit. Mbase ishin 2-3 të shtëna. Nuk pamë nëse është lënduar ndonjëri. Kisha frikë por tani kaloi”, ka thënë ndër të tjera turisti norvegjez.

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur ditën e sotme në zonën e plazhit të njohur ‘Bora-Bora’ në Radhimë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të plagosur apo jo. Policia njofton se një person i paidentifikuar, në rrethana të paqarta ka qëlluar me armë zjarri.

Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nëse ka persona të dëmtuar.  Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Saranda News

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial